Mashtronin të huaj duke u paraqitur si agjentë që të investonin në bursën fiktive Forex, në pranga 2 të rinjtë në Tiranë

Mashtronin të huaj duke u paraqitur si agjentë që të investonin në bursën fiktive Forex, në pranga 2 të rinjtë në Tiranë

Sendet e sekuestruara

Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi telefononin shtetas të huaj duke u paraqitur si agjentë që të investonin në bursën fiktive Forex.

Policia ka arrestuar rë rinjtë Remilio Muka, 26 vjeç dhe Silvio Hysa, 23 vjeç, të dy banues në Tiranë. 

Dy të rinjtë administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në rrugën "Egnatia", të cilin e kishin përshtatur si call center.

Gjatë ndërhyrjes nga policia, ata janë kapur në flagrancë gjatë kohës që po mashtronin një shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.   

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë