Mashtronin të huaj përmes ‘Call Center’, 3 të arrestuar! Njëri prej tyre doli garant t’i ndihmonte me policinë

Mashtronin të huaj përmes ‘Call Center’, 3 të arrestuar! Njëri prej tyre doli garant t’i ndihmonte me policinë

Call Center në Tiranë

Dy persona u arrestuan nga policia në kuadër të operacionit “Last Call”, pasi mashtronin të huaj përmes call center në bursa fiktive, pasi i telefonin dhe i bindnin për të investuar në “Forex”. Eduart Spasari, Fatmir Qershori ishin të punësuar në këtë call center, ndërsa kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm.

Në prangat e policisë ra edhe një i tretë, Mariglen Karaj, i cili kishte hyrë garant tek dy personat e tjerë të arrestuar për t’i mbrojtur nga policia. Blutë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë dyshime se në skemë mund të jetë i përfshirë edhe ndonjë efektiv policie që mund t’u ketë dhënë mbështetje.

Mbi bazën e dyshimeve bashkë me prokurorinë vijojnë hetimet për të verifikuar përfshirjen e bluve. Si prova materiale u sekuestruan disa kompjutera, USB, celularë, blloqe me shënime me të dhënat e shtetasve të mashtruar, dhe shuma të ndryshme monetare të përfituara nga mashtrimet.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot