TIRANE - Një grua 64-vjeçare me banim në Tiranë, u arrestua nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet se ka mashtruar biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.
Një nga ndërtuesit që ka rënë pre e mashtrimit të 64-vjeçares Violeta Stavri Petro, është edhe vëllai i Rebani Jaupit, drejtorit të Policisë së Tiranës.
Violeta Petro
Arrestimi u bë pas kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve të cilët thanë se gruaja, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj. Duke përdorur emrin e organizatës, 64-vjeçarja mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.
Ajo do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Po spaska zen mend kjo femer ter jeten me mashtrime esht mar funderrina
PërgjigjuCfar ngeli per te thjesht vepra e mashtimit dhe grindavece