Përfitoi 344 mijë euro duke mashtruar biznesmenët në Korçë për grantet në shtet, lihet në burg Viola Sterjo

Viola Sterjo është lënë në burg nga gjykata e Korçës pasi u arrestua pak ditë më parë për mashtrim me pasoja të rëndë. 39-vjeçarja ish-punonjësja në administratë u vu në pranga pak ditë më parë, pasi arriti t’i marrë 344 mijë euro 4 bizneseve në Korçë dhe Pogradec. Sterjo nuk ka pranuar akuzat, duke pretenduar se nuk ka mashtruar njeri.

Avokati i Viola Sterjos, Nevzat Tarrelli u shpreh se klientja e tij nuk i ka mohuar pagesat që ka marrë nga denoncuesit që kanë ngritur padi ndaj saj, por sipas tij ato pagesa janë bërë për dokumentacionet dhe aplikimet që Sterjo ka bërë që ata të bëheshin përfitues të granteve në fushën e turizmit, duke ju ofruar konsulencë juridike.

Viola Sterjo 39-vjeçare arriti të mashtrojë bizneset duke shfrytëzuar pozitën e saj dhe njohjet në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, për të dalë garant tek subjektet se do të fitonin projekte nga AZHBR-ja, me vlera financimi nga 1 milionë deri në 4 milionë euro. Prokuroria e Korçës e hetoi gjatë Sterjon dhe bazuar në provat e deritanishme gjykata e la në masë arresti me burg. 39-vjeçarja u arrestua në Tiranë ku edhe jeton.

Sipas dosjes që Report Tv e siguron, nga marsi i 2020-ës deri nëntorin e 2 viteve më parë, Viola Sterjo ka mundur të marrë në vlera të ndara monetare 344 mijë euro dhe 1 milion lekë.

Skema u zbulua pas 4 kallëzimeve. I pari ka ardhur nga një qytetar që kishte një pronë në Voskopojë dhe në të donte të ndërtonte një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek AZHBR për të përfituar një grant. Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1.000.000 lekë.

Një tjetër denoncim është bërë nga një qytetar nga Pogradeci, sipas të cilit i ka dhënë Viola Sterjos në total 37 mijë euro për të ndërhyrë tek AZHBR që të përfitonte 1.2 milion euro grant për të ndërtuar një bujtinë. Denoncimi i radhës ishte i një korçari që i ka dhënë Sterjos 160.000 euro pas premtimit për nxjerrë fitues të grantit 2.2 milionë euro. Edhe pse i ka kërkuar lekët mbrapsht pasi nuk e kishte fituar projektin, 39-vjecarja i ka thënë se granti 2.2 milionë euro do të rritej dhe do të shkonte në 4.5 milionë euro.

Një tjetër qytetari i cili me dy ortakë do të ndërtonte një resort në Voskopojë Sterjo i ka marrë 90 mijë euro, duke e mashtruar se kishte bërë aplikim tek AZHBR për ndërtimin e resortit me vlerë 2 milionë euro. Nga totali 90 mijë euro, Sterjo i ka kthyer vetëm 20 mijë euro pasi ai kishte mësuar se në emër të tij nuk ishte bërë asnjë aplikim.

Përveç kallëzimeve, akuza ka siguruar komunikimet me mesazhe të saj me personat e mashtruar dhe fotokopje faturash të dërgesave të parave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Viola Sterjo u la në burg për mashtrim, avokati: Nuk i ka mohuar pagesat që ka marrë, ka përgatitur aplikimet për të përfituar grantet

 

Avokati i Viola Sterjos, Nevzat Tarrelli, ka folur pas seancës së mbajtur ditën e sotme ku Sterjo u la në burg nga gjykata me akuzën e mashtrimit.

Avokati u shpreh se klientja e tij nuk i ka mohuar pagesat që ka marrë nga denoncuesit që kanë ngritur padi ndaj saj, por sipas tij ato pagesa janë bërë për dokumentacionet dhe aplikimet që Sterjo ka bërë që ata të bëheshin përfitues të granteve në fushën e turizmit.

‘Sot është realizuar marrja në pyetje seanca gjatë të cilës edhe ai arrestuari ka të drejtë si dhe seancë për rivblerismin e masës së sigurisë.  Nuk mohon asgjë në marrëdhënie me personat që kanë paraqitur kallëzime, në të cilën pretendohet një marrëdhënie civile juridike, duke marrë kjo përsipër edhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe projekte arkitekturore për të aplikuar për këto fondet e programit që ofron qeveria shqiptare apo organizmat ndërkombëtare që mund të aplikojnë të gjithë qytetarët, kryesisht për turizmin. Duke e qenë e punësuar si konsulentë ka hyrë në këtë lloj marrëdhënie me qytetarët. Janë bërë aplikimet por nuk janë finalizuar kjo me sa duket ka lodhur edhe qytetarët të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies juridike me këtë shtetase duke kërkuar edhe kthimin e pagesave. Ato pretendojnë ndërprerjen ndërkohë që ka pasur një marrëdhënie komunikimi mes tyre, për shkak të situatës deri në këto faza të cilët kërkon këta investitor, qoftë në përgatitjen e projekteve qoftë të dokumentacionit të nevojshëm, të cilat kanë edhe pagesa financiare. Duke mos qenë dakord në kthimin e shumave të pretenduara ato i janë drejtuar prokurorisë.  Ajo që ne kemi kërkuar sot, për të dhënë mundësinë të jetë bashkëpunuese me organin e prokurorisë, për ti dhënë mundësinë që të japë gjithë dokumentacionin deri në fazën që ka realizuar premtimet e saj. Nga ana tjetër bëhet fjalë për një grua, nënë e dy fëmijëve dhe mendoj se gjykata duhet të ndërronte masën.’- u shpreh avokati.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oni: 30/12/2022 12:04

    O njeri I dashur shqiptar Po si jep leke ne tym ore edhe ketyre te ministris se puneve te kotq apo bashkise se henes... Ore njerez mos I hidhni leket kot ajo qe nuk behet nuk behet e bejne keto mashtruese e mashtruasa... Zonat rurale I kan keto n korce k ngecur koha... Eshte akoma koha e bisht pellumbave edhe pantallonqve kuajbojse edhe e Andi shkozes akoma...mjer viktimat me vjen keq seriozisht... Por ti varesh keta mashtruesit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë