Tre jetimë pa shtëpi dhe nënën shurdhmemece, Bashkia Pogradec ndihmon familjen Zabzuni pas apelit në Report TV! Xhakolli: Bonus për qiranë, ushqime e ilaçe

Pas apelit për ndihmë në Report tv, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli ka parë nga afër gjendjen e vështirë ekonomike e sociale të familjes Zabzuni dhe ka garantuar bonusin e qirasë me vlerë 10 mijë lek në muaj.

Ndërsa për Xhystinën, vajzën e madhe të familjes do të sigurohet një vend pune i sigurt. Edhe pse është 19-vjeçe ajo deklaroi në Report tv se dëshiron të punojë, për të ndihmuar familjen.  Për vajzën e dytë të familjes, Nertilën 17-vjece që ka kryer transplant të veshkave do të sigurohet rimbursimi i ilaceve përmes Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, premtoi Xhakolli.

 “Vajza e madhe eshte e gatshme për të punuar në mënyrë që të shtojë të ardhurat për familjen. Ndërkohë ne si bashki për ti lehtësuar sado pak do të ndërmjetësojmë një vend pune në sektorin privat për vajzën, pagesën e bonusit të qerasë si dhe paketa ushqimore periodike.  Po mundohemi të krijojmë një fond banesash sociale për familjet e pastreha dhe në momentin e parë që do të kemi programin, kjo familje do të trajtohet me prioritet”, tha kryebashkiaku.

Sakaq vjen dhe një gjest human nga drejtori i OSHEE Pogradec, Kristi Pilinçi, i cili ka marrë përsipër të paguajë me buxhetin personal faturat e energjisë elektrike.

Familja Zabzuni jeton në shtëpi me qira në lagjen “Gani Homçani” të Pogradecit dhe përbëhet nga 4 anëtarë, nëna shurdhmemece dhe e papunë me tre fëmijët jetimë, pasi babai është ndarë nga jeta. Të ardhurat e vetme të kësaj familje janë ndihma ekonomike dhe KEMP-i me vlerë 17 mijë lek në muaj.

Dy ditë më parë në Report tv, vajza e madhe e familjes, Xhystina Zabzuni, shprehej:

“Motra ka bërë një transplant dhe ka nevojë për trajtim mjekesor. Ilaçet s'kam mundur t’ia marr se ato kushtojnë. Kemi të ardhura 17 mijë lek në muaj, por 7 mijë  shkojnë për qiranë e shtëpisë. Ka raste që marr veresi për dyqane”.

 

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë