Mashtruan qytetaren përmes faqes online ku reklamonin produkte shtëpiake, nën hetim katër persona

Mashtruan qytetaren përmes faqes online ku reklamonin produkte shtëpiake, nën hetim katër persona

Katër persona janë vënë nën hetim këtë të premte pasi kanë mashtruar një qytetare përmes faqes online ku reklamonin produkte shtëpiake.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Dibër, referuan materialet në Prokurori për M.E., 26 vjeç; O.M., 43 vjeç; E.Gj., 38 vjeç dhe A.Sh., 44 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit : M.E., 26 vjeç; O.M., 43 vjeç; E.Gj., 38 vjeç; A.Sh., 44 vjeç; të gjithë banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, posedonin një faqe online ku reklamonin produkte shtëpiake, dhe nëpërmjet saj kanë mashtruar shtetasen D.H., në shitjen e një produkti”, sipas policisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, një person ra në pranga, pasi ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gruas së tij në fshatin Topojan, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin S.C.,  55 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje”, thekson policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41 vjeçarin shqiptar në Itali