Në një botë kur mashtruesit janë vetëm ‘një klikim larg’, kujdesi në dhënien e informacioneve të llogarive bankare tek të panjohurit duhet të jetë maksimal.

Eksperti i teknologjisë së informacionit Tomi Kallanxhi thotë në ‘Portofol’ se kartat bankare në Shqipëri janë të sigurta, por qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm kur ju kërkohen të dhëna të rëndësishme, si kode të kartës.

“Kartat shqiptare janë realisht të sigurta dhe që të bëhet një pagesë online përveç se do të marrin numrat e kartës do duhet edhe ai të mesazhi që të vijë në telefonin tënd gjashtë shifror për të verifikuar transaksionin. E kemi thënë shumë herë që asnjë herë të dhënat personale, sidomos kodi me gjashtë shifra nuk duhet ndarë me asnjë njeri të panjohur, sidomos ai i panjohur që të thotë që shiko se të kam nisur një mesazh me gjashtë shifra dhe ma nis pak të lutem”, thotë Kallanxhi.

Për të shtuar numrin e të mashtruarve, hakerat thotë eksperti po bëhen më inteligjent, pasi po tentojnë të mashtrojnë me vlera të vogla.

“Në përgjithësi hakerat tani po tentojnë të marrin shifra të ulëta në shumë individë, pra nga pak lekë edhe për mos rënë sy”, sqaron eksperti.

Ekspertët këshillojnë për të mos besuar mesazhe që të ‘ofrojnë fitim të shpejtë’ pa bërë asgjë.

“Ne s'duhet t'i besojmë fare për mendimin tim, se nuk mund të ftosh një llotari pa marrë pjesë në llotari këto janë më të kuptueshme dhe më të lehta për tu kuptuar besoj”, thotë eksperti i IT.

“Kur vijnë mesazhe që je fitues jo vetëm për një llotari, por je i përzgjedhuri, je ndër 10 apo 200 fituesit e filan çmimi dhe për ta marrë këtë çmim, ty të duhet të japësh 500$ dërgesë, të kërkojnë edhe numrin e llogarisë, të dhënat e tjera, në këtë moment duhet të na ndizet një llambë e fortë dyshimi”, thotë Çoçoli.


Lajmi kryesor:

Zbehet ‘portofoli’, fuqizohen pagesat elektronike, por shtohen edhe mashtrimet online! 51 sulme kibernetike në 2025-ën, ekspertët: Kujdes me kodin e kartës bankare