Mashtruesit e Call Center/ Gënjenin pensionistët në Gjermani se do fitonin loto, kapen shqiptarët

Mashtruesit e Call Center/ Gënjenin pensionistët në Gjermani se do fitonin loto, kapen shqiptarët

Foto ilustruese

Autoritetet e sigurisë në Gjermani të drejtuar nga policia e Trierit së bashku me policinë në Kosovë ia kanë dalë të godasin në një aksion ndërkombëtar një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në loto. Sipas policisë në Ansbach, mashtruesit flisnin një gjermanishte të pastër, por ishin rritur në Kosovë dhe Shqipëri. Procesi gjyqësor kundër këtyre personave me gjasë do të zhvillohet në Kosovë. Qëllimi është konfiskimi i parave të marra dhe zhdëmtimi viktimave, por sipas policisë, kjo nuk është e lehtë.

Aksioni policor u zhvillua në mes të nëntorit, njoftoi policia, sipas të dhënave të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, të premten (27.11.). Në Kosovë u arrestuan nëntë persona të dyshuar mes tyre edhe „krerë të bandës", bëri të ditur policia e Trierit, po ashtu u siguruan prova materiale si edhe vlera pasurie. Pjesëtarët e bandës për vite të tëra nga një Call-Center në Kosovë telefononin më së shumti persona të moshuar dhe të vetmuar, shkruan agjencia e lajmeve, afp, duke iu referuar të dhënave të policisë. Ata u premtonin fitore në loto prej disa qindra mijëra eurosh. Por për të siguruar paratë e fituara në gjoja loton, kriminelët kërkonin, sipas policisë, pagesa tarifash si për transportin, siguracione apo kosto për noterin.

Telefona mashtruese për të krijuar mirëbesim

Përmes telefonatave të shumta, mashtruesit krijonin një marrëdhënie besueshmërie me personat e dëmtuar. Për viktimat, sipas policisë, mashtrimi krahas humbjeve materiale sillte shpesh edhe probleme psiqike. Një pensionist madje u gënjye me një gjysmë milioni euro. Policia gjermane bën të ditur se ka pasur "tragjedi njerëzore”, madje edhe persona që duhet të shpallnin tek autoritetet falimentimin privat financiar.

Si pikëfillesë e hetimeve gjermane shërbeu rasti i një gruaje 71 vjeçare nga Idar-Obershtain dhe një burri 64 vjeçar nga Trieri. Gruaja 71 vjeçare kishte paguar 53.000 euro gjithsej, duke i dhënë në dorë, me transfertë apo në formë të E-Cash-codes, kurse 64 vjeçari humbi një shumë më të vogël katërshifrore. Si këta dy persona ka pasur viktima të mashtrimit në të gjithë Gjermaninë.

Hetimet e policisë vazhduan për një kohë të gjatë, vetëm vitin e kaluar, policia arrestoi tre persona në moshën 21-24 vjeç në momentin e marrjes së parave cash. Ndërsa ditën e arrestimit të të dyshuarve të tjerë ishte planifikuar tërheqja e parave tek personat e gënjyer në Bavari, Austri dhe Zvicër. Me informacionet e përfituara nga këto arrestime, policia arriti të identifikojë organizatorët, të lokalizojë Call-Centerin në Kosovë e në fund ta shkatërrojë bandën, shkruan dpa. Nga pala gjermane ishin aktivizuar në këtë aksion autoritetet e policisë në Drezden, Ansbach, Bavarinë e Poshtme./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 30/11/2020 10:10

    Neqoftese ju kerkojne para apo te dhena te tjera dijeni mire se keni rene viktima te mashtruesve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun