Përbërësit:
- 1 kg mashurka
- 1 qepë e grirë
- 3 lgj vaj ulliri
- 1–2 domate ose 1 lugë salcë domate
- 2 filxhanë të vegjël ujë / lëng mashurkash
- Kripë, piper
- Kopër ose majdanoz
Përgatitja:
Pastrojmë mashurkat dhe i ziejmë për 8–10 minuta me pak ujë dhe kripë. Në tigan skuqim qepën me vaj. Shtojmë domaten ose salcën dhe vijojmë me kaurdisjen 2–3 minuta. Shtojmë pak ujë, kripë, piper. Hedhim salcën mbi mashurkat. Vendosim kapakun dhe i lëmë derisa të zbuten plotësisht. Në fund shtojmë kopër ose majdanoz.
Komento
Komente












