Një masiv gurësh dhe dheu ka rënë në aksin Kukës-Shishtavec, në afërsi  të Urës së Shtrezës.

Nuk raportohet për bllokim të rrugës. Lëvizja e mjeteve vijon normalisht,  ndërkohë që po vazhdon puna nga kompania e mirëmbajtjes për pastrimin e rrugës nga inerteve dhe është drejt përfundimit.