Masivi pyjor i Tërbunit në Pukë prej tri ditësh digjet. Flakët të ndihmuara nga era po zgjerojnë perimetrin e sigurisë, ndërsa të vetmit që përballen me situaten në malin e lartë janë zjarrfikësit e Pukës dhe pak punonjës të shërbimit pyjor.

Në shumë kënde të zjarrit është ë pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës ccfarë detyron ndërhyrjen me mjete rrethanore, ndërsa aty ku autozjarrfikëset arrijnë të afrohen, perimetri nuk po lejohet të zgjerohet.

Deri tani janë dhjetëra hektarë shkurre të shkrumbuara, ndërsa sot flakët siç shikohet dhe nga pamjet kanë arritur në pyjet e lartë të pishës, që të ndihmuara nga era  po përhapen shpejt duke shkaktuar dëme kolosale për ekonominë pyjore të masivit.

Sipas autoriteteve në zonë fatmirsisht nuk ka banesa apo element të tjerë të infrastrukturës, çfarë ka bërë siç duket që të mos ketë as masa të shtuara në ndihmë të zjarrfikësve lokalë, që po luftojnë të vetëm me flakët që kanë përpirë Tërbunin në Pukë.


Lajmi kryesor:

Nga Dajti në Pukë, 11 vatra aktive zjarri në vend! 3 helikopterë, 2 avionë dhe qindra efektivë në betejë me flakët në disa qarqe, Ministria: Nuk rrezikohen banesat