Një masiv shkëmbor ka goditur një automjet tip furgon në aksin rrugor Moglisë – Gramsh, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 35 vjeçar me nënshtetësi turke.
 
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes mjeti me targë AA 343 GS, me drejtues shtetasin V.O, 43 vjeç,  është goditur nga masivi shkëmbor, ku ka mbetur i plagosur 35 vjeçari S.D i cili po udhëtonte në mjet.
 
Masivi shkëmbor është shkëputur nga skrapata anësore e rrugës dhe shkak dyshohet të jetë bërë rënia e reshjeve të shiut.
 
I plagosuri që është punonjës i hidrocentralit të Moglisë është dërguar në spital, ndërkohë që ekspertët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)