Raundi i 34-t i Superligës për këtë sezon do mbahet mend si ‘i telekomanduar’, pasi rezultatet në tërësinë e tyre dolën siç ishin parashikuar në baste.

Në fundin e sfidave tifozët janë ‘derdhur’ në faqet zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit duke sulmuar këta të fundit dhe thënë se ky është kampionati i dallavereve.

‘Fasadë e skuadrave të kreut, duhet të hetohet se ka dyshime për trukime’, shkruan një tifoz. Një tjetër thotë se gjithçka ka dështuar.

‘Hajde estradë hajde’, thotë një tifoz duke renditur rezultatet. Këto janë disa nga dhjetra reagimet pas këtij raundi ‘të çuditshëm’.

Komentet e tifozëve:


Lajmi kryesor:

Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre