'Maskaradë e krijuar qëllimisht', Rama reagon sërish për vrasjen e Egli Progës: Nuk ka kontradiktë, vetëdorëzimi i autorit ndodhi si pasojë e punës së policisë

'Maskaradë e krijuar qëllimisht', Rama reagon sërish për vrasjen e Egli Progës: Nuk ka kontradiktë, vetëdorëzimi i autorit ndodhi si pasojë e punës së policisë

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec, duke iu drejtuar atyre që sipas tij përhapën keqinformim dhe dezinformim.

Rama i referohet atyre që shpallën se në deklaratat e policisë sot kishte kontradiktë, pasi më herët u raportua se autori i vrasjes Denis Meçe u vetëdorëzua, ndërsa më pas policia thotë se u kap falë punës së policisë. Rama shprehet se Denis Meçe u vetëdorëzua falë punës së policisë dhe jo si akti vullnetar i një vrasësi.

Kryeministri e quan si maskaradë, dezinformimin sipas tij edhe lidhur me mos gjendjen e urgjencës në kohë në vendngjarje. Urgjenca, vijon më tej Rama, i ka të regjistruara sekondat e thirrjeve përkatëse, për të parë se kur është përgjigjur dhe kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Pogradec.

Reagimi i Ramës në X: 

'Ata që kanë krijuar çorbën e pistë kundër policisë dhe urgjencës tani flasin për deklarata kontradiktore të shtetit apo për vetëdorëzim të autorit, ndërkohë që s’ka pasur asnjë deklaratë kontradiktore apo a thua se vetëdorëzimi brenda pak orësh i autorit dhe arrestimi i tij, janë gjëra kontradiktore, kur në fakt vetëdorëzimi sikundër e tregon qartë e gjithë dinamika e reagimit përkatës është rezultat i punës së policisë e jo një akt vullnetar nga hiçi i vrasësit! 

Ky është rasti tipik i një maskarade të krijuar qëllimisht dhe si provë e maskaradës mjafton vetëm fakti se askush nga nxitësit dhe komentatorët e maskaradës nuk iu referua asnjë çast komunikatës së Policisë Vendore të Korçës, po së bashku iu referuan dizinformimeve e keqinformimeve të njëri-tjetrit për të helmuar sa më shumë opinionin publik. 

Prandaj nuk do as mend e as kalem për të kuptuar se dalja publike e niveleve më të larta të Policisë së Shtetit dhe të Urgjencës Kombëtare, as nuk do të kishte pse të ndoshte nëse burimet e dizinformimit e të keqinformimit do t’i ishin referuar fakteve dhe jo sajesave të njëri-tjetrit. 

Dhe faktet janë në dosjet e të dyja institucioneve, madje Urgjenca Kombëtare i ka në një regjistër digjital minutat e sekondat e thirrjeve përkatëse, mu si një pasqyrë kokëfortë për të parë realitetin e të gjithë reagimit shtetëror dhe dallimin e tij me filmin e neveritshëm të të njëjtëve sharlatanë të paudhë që maskaradat i kanë profesion në politikë e në media.', shkruan Rama në X.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pilo: 15/08/2024 08:53

    Eeeeh Sotirrrr, Sotirrrr…

    Përgjigju
  • Iris: 15/08/2024 03:37

    Z.Rama,ky eshte nje rast, qe per rolin qe ka patur ne PS e ne Pogradec i afermi i vrasesit,per famen per te cilen njihet vrasesi,per respekt te opinionit publik e votues,per respekt te opinionit te pergjithshem qe ka shkaktuar ne publik kjo vrasje dhe rolit te aktoreve te te gjitha sferave perfshire ne te dhe per postin ku jeni,duhet te kishit heshtur!!

    Përgjigju
  • Arben: 15/08/2024 00:54

    Shko mor faqezi,uroj ta pesonte djali yt. Se vec ashtu do zgjoheshe nga gjumi.

    Përgjigju
  • Esmaja: 14/08/2024 22:14

    Zoti Rama mos i dëgjo shpellarët e Saliut. Qentë le të lehin karvani të eci përpara. Pasi shkruajta rreshtat e parë siç komentojnë patronazhistët me shpresën se do shpëtoj admin patronazhist, kam një pyetje. Ore shalëgjatë me të vërtetë mendon se në Shqipëri kanë ngelur vetëm budallenjtë dhe patronazhistët?!

    Përgjigju
  • Meri: 14/08/2024 21:50

    Zoti K.Minister,ler Ministrin që mbulon këtë sektor të meret me këtë punë,nuk të takon ty,të përgjigjesh për ç'do problem që ndodh në shqipëri.Ke ndertuar nji shtet të korruptuar,ku komandojnë mafjozët dhe gangster.

    Përgjigju
  • Fred: 14/08/2024 20:22

    Kjo ka nje shpjegim: GJOBVENIA vepron ne qytet. Ndryshe nuk shpjegohet mosveprimi i qytetareve dhe lekundjet e drejtesise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij