'Financimet ruse'/ Kim vazhdon edhe sot bisedimet në Kryesinë e Kuvendit, takon Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun

'Financimet ruse'/ Kim vazhdon edhe sot bisedimet në Kryesinë e Kuvendit, takon Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka vazhduar edhe ditën e sotme takimet në Kryesinë e Kuvendit. Kim takimin e ka nisur me Mesila Dodën në cilësinë e kryetares së grupit “Demokraci dhe Integrim në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkohë, më pas takoi  kryetarin e grupit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediun.

Kreu i Partisë Republikane zbardhi fokusin e bisedimeve me ambasadoren Kim e cila kishte ngritur shqetësimin për financimet ruse në partitë politike. 

Një ditë më parë, Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi takime me deputeten demokrate Jorida Tabakun dhe me socialisten Etilda Gjonaj, teksa në përfundim të saj, nuk pati asnjë reagim nga ana e diplomates.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:01
Takimi me Kim në Kuvend, Mediu zbardh fokusin e bisedimeve: Ndikimet ruse në partitë politike 

1664380993_fatmirmediu.JPG

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një  takim pune në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.

Ambasadorja Amerikane prezantoi shqetësimin për ndikimet Ruse në financimin e partive politike.

Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare. Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës

Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhorxh: 28/09/2022 15:55

    Zonja Kim ke takuat Fatmir GERDECIN...,! Eshte burre i mire vetem 26 njerez te pa fajshem ka vrare, eshte azgan djale...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?