Një ditë më parë Partia Demokratike akuzoi qeverinë se shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara duke rrezikuar personelin mjekësor ndaj koronavirusit. Rama iu përgjigj se ato nuk përbenin aspak rrezik dhe e njëjta përgjigje vjen edhe nga Austria, një vend anëtar i BE dhe me standarte shumë të  larta se Shqiqpria.

Ministrja e Mbrojtjes Austriake, Maria Rauch-Kallat tha se ”të 1,6 milionë maskat që janë blerë në vitin 2006 me vit skadence në 2016 janë ende plotësisht të përdorshme”. (lexo ketu)

Edhe minsitri i Shëndetësisë se Austrisë, Rudolf Anschober tha se personeli shëndetësor është i pajisur në mënyrën e duhur me maska mbrojtëse për të përballuar situatën emergjente të koronavirusit.

Austria, një vend anëtar i BE, përdor gjithashtu maska të skaduara dhe i shpërndan ata për personelin mjekësor  për përballimin e koronavirusit, ndërsa shton se nuk përbëjnë asnjë problem dhe janë tërësisht të përdorshme dhe efektive. Kjo bën që teoria dhe akuzat e PD këtu te ne për maskat e skaduara, të jenë thjeshtë sulme politike, në një situatë ku duhet të qetësojë popullin dhe jo përhap panik.