Tre të rinj të moshës 18 dhe 24-vjeç u arrestuan si autor të dy grabitjeve të ndodhura gjatë javës së fundit në autostradën Laç-Fushë Krujë në afërsi të Fushë-Mamurrasit.
Në kuadër të operacionit "autostrada" policia vuri në pranga 18-vjeçarin Ervis Aliu banues në Shperdhet, Emiklen Vokshi 24 vjeç banues në Mamurras, Andri Ndreka 18 vjeç banues në Thumanë, ndërsa një i katërt me emrin Edison Ajazi është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Tëq rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të dy grabitjeve të ndodhura me armë dhe maska në këtë zone. Uniformat blu kanë bërë të ditur se konkretisht këta persona janë autorë të ngjarjes së ndodhur datë 05 prill në Fushë Mamurras Kurbin, ku Kreshnik Perndoj i cili drejtonte makinën dhe personave që udhëtonin me të, iu kanë vjedhur katër telefona, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
Gjithashtu është bërë e ditur se dy prej këtyre personave të arrestuar janë edhe autor të grabitjes së ndodhur me 11 Prill rreth orës 03:40 në Fushë Mamurras të dy telefonave celular, 400 Euro, 7000 lek të rinj dhe disa dokumente identifikuese shtetasve Englert Çupa dhe Osman Çupa të cilët udhëtonin me makinë.
Sipas policisë së Kurbinit tre të rinjve në cilësinë e provës materiale u janë gjetur disa telefona celular të cilët ju kishin marrë udhëtarëve, ndërsa sendet me vlerë rezulton t’i kenë shitur.
Ka qenë një punë e mirëorganizuar e Policisë së Kurbinit që çoi në zbulimin dhe arrestimin e tyre, ndërsa është bërë e ditur se autoret në njërin prej grabitjeve kishin qëlluar edhe me armë për të terrorizuar udhëtarët, kjo faktohet, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një plumb pistolete.
Grupi hetimor ka nisur një hetim të gjerë për aktivitetin e këtij grupi kriminal, ndërsa po vijon puna për dokumentimin e aktivitetit të ushtruar prej tyre, pasi dyshohet se këta shtetas janë edhe autor të ngjarjeve të tjera.
Lëvizja gjatë orëve të natës në autostradën Laç-Mamurras ishte kthyer ne makth dhe frikë për udhëtarët, pasi javën që lamë pas pothuajse 1 herq në dy ditë janë shfaqur maskat duke grabitur. Ndonëse policia prangosi këtë grup kriminal, dyshimet janë edhe për persona të tjera të cilët veprojnë duke grabitur në këtë zonë gjatë natës, ndaj dhe policia është përqendruar me patrullime të shumta gjatë natës në këtë zone.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO