Mason i nënshtrohet operacionit
pas përplasjes me Gary Cahill

Mason i nënshtrohet operacionit<br />pas përplasjes me Gary Cahill
Ryan Mason i është nënshtruar gjatë ditës së djeshme një operacioni në kokë pas përplasjes me futbollistin e Chelsea, Gary Cahill, gjatë ndeshjes së ditës së djeshme mes Chelsea dhe Hull City.

Nga përplasja kokë më kokë me Cahill, mesfushori i Hull, ka marrë dëmtim në kafkën e kokës dhe skuadra  e tij ka konfirmuar tashmë se operacioni ka përfunduar dhe ai është një gjendje të qëndrueshme.

“Skuadra mund të konfirmojë tashmë se nga përplasja kokë më kokë, Mason ka pësuar një frakturë në kafkë, për shkak të së cilës i është nënshtruar një  ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është në një gjendje të qëndrueshme”, shkruhet në një deklaratë të skuadrës.

Ndërkohë skuadra ka shtuar se mesfushorit do t’i duhej të qëndronte disa ditë nën kujdesin  e mjekëve  në spital.

Përplasja e Maison me Cahill, ndodhi gjatë pjesës së parë të lojës me Chelsea dhe Hull City, por ndërkohë që Cahill nuk ka marrë ndonjë dëmtim, Maison ka
qëndruar shtrirë për 9 minuta në fushën e lojës deri në momentin që ekipet e urgjencës e kanë transferuar drejt spitalit, për ndihmë më të specializuar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në