MASR dhuron libra në shqip për shkollat shqiptare në Serbi

Gjatë një takimi të zhvilluar në Bujanoc të Serbisë me homologun e saj serb Mladen Sharçeviç, ministrja e arsimit Besa Shahini ka premtuar të dhurojë libra shkollorë në gjuhën shqipe, për shkollat shqipe në Serbi.

Ky premtim erdhi pasi në fokus të bisedave ishte edhe problematika e mungesës së këtyre librave. Shahini gjithashtu ka premtuar edhe libra për bibliotekën e shkollave në gjuhën shqipe, si edhe ekspertizë kurikulare nga Ministria e Arsimit.

"Ne po vihemi në dispozicion që të ndihmojmë në çfarë do forme që është e mundur dhe t'u vijmë në dispozicion si resurse, si tekste shkollore, si ekspertët tanë që të mund çojnë përpara këtë synim të mirë", tha Shahini.

Pas përfundimit të këtij takimi, Besa Shahini ka vizituar edhe një shkollë fillore në Bujanoc

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë