SHKODËR- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në kuadër të nismës “Shqipëria pa armë” ka qenë sot i pranishëm në kishën e Dajçit.
Me argumentin se armë nuk të bën burrë, ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t'i dorëzojnë ato pasi dhe nuk u kanë mbetur dhe shumë kohë.
Por për Arqipeshkvin e Shkodrës Angelo Massafra, mënyra e vetme që njerëzit të mos mbajnë armë është që shteti të bëhet më i fortë dhe t’i mbrojë qytetarët më shumë.
“Pjesa më e madhe e personave që janë të armatosur janë sepse kanë frikë. Nuk ndihet të mbrojtur nga shteti. I bëj thirrje që të dorëzojnë armët por edhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët në mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mos mbajne armë”.
Nga ana tjetër, ministri Tahiri ka deklaruar se Komunitetet Fetare luajnë një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt për këtë arsye ai u ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të këtyre komuniteteve që të bashkëpunojnë më Policinë e Shtetit për një Shqipëri pa armë, kundra dhunës.
"Komunitetet fetare kanë një rol themelor në çarmatosjen e mendjes dhe të shpirtit dhe kjo është beteja më e madhe dhe më e vyer, jo kundër hekurishteve por kundër mentalitetit. Jo kundër armëve si objekte por kundër ndjesisë së dhunës. Dhe kjo është shumë e rëndësishme e kjo është ndër betejat që ne duhet të fitojmë. , u shpreh Tahiri.
Imzot Angelo Masafra si dhe kreu i ministrisë së Brendshme kanë sjellë në vëmendje disa lajme, ku shumë fëmijë janë plagosur ose janë humbur jetën për shkak të një pakujdesie me armët që prindërit e tyre kanë në shtëpi. Sipas tyre, kjo është ndër arsyet kryesore që njerëzit t’i dorëzojnë ato, që ngjarje apo lajme të tilla të mos përsëriten më.
"Para disa muajsh këtu ndodhi një ngjarje e rëndë, që besoj tronditi zonën, shoqërinë por edhe vendin. Këtu kemi babanë e njërit prej viktimave në atë ngjarje, të cilin dua ta falënderoj pa masë që është këtu. Unë e kuptoj dhimbjen e prindit në rastet kur të ndodh në familje të kesh një pasojë të rëndë për shkak të armëve. Por është ende shumë vështirë që këtë ta kuptojnë të tjerët. Nëse në edicionet informative një lajm për një plagosje, për një vrasje, për përdorimin e armëve, kalon si çdo lajm, ai nuk është lajm për familjet që e kanë vuajtur në kurriz dhe në gjirin e tyre dëmin, shkatërrimin, dhunën, vuajtjen, dhimbjen që përjeton familjari. Në fakt kjo është një plagë që vazhdon dhemb në shoqërinë tonë", deklaroi ministri.
Në këtë takim ministri Tahiri, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, përfaqësues të Komuniteteve fetare, të pushtetit vendor dhanë mesazhet e tyre sensibilizuese për këdo që posedon një armë, ta dorëzojë atë.
/Shqiptarja.com

VIDEO