TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka rish përndarë rreth 900 kuota të masterit profesional dhe atij shkencor me kohë të plotë, të cilat nuk u plotësuan në raundin e parë të pranimeve. Sipas urdhrit të ministres Lindita Nikolla, institucionet publike të arsimit të lartë duhet të kryejnë regjistrimet e kandidatëve brenda datës 9 janar 2015.

“Regjistrimet e kandidatëve bëhen në bazë të kuotave të caktuara pranë Sekretarive Mësimore të Universitetit përkatës brenda datës 09.01.2015” thuhet në udhëzim. Ndërkohë që brenda datës 14 janar 2015, duhet të dorëzojnë në Agjencinë Kombëtare të Provimeve listat përfundimtare sipas çdo programi të ciklit të dytë. Qëllimi është pajisja e kandidatëve me numër matrikullimi, i cili është personal për çdo kandidat.