TIRANE- Të gjithë studentët që duan të nisin studimet e larta në një master part-time kanë afat deri nesër, datë 25 tetor për t'u regjistruar pranë fakulteteve përkatëse.
Këtë vit akademik këshilli i ministrave ka akorduar rreth 4500 kuota për masterat profesionalë me kohë të pjesshme. Sipas udhëzimit përkatës kandidati duhet të paraqitet personalisht për t'u regjistruar dhe duhet të ketë me vete fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të pare të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave; Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Ne dosje të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës; 2 fotografi; Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë, paguar në postën shqiptare si dhe një deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi në Institucionet e Arsimit të Lartë publik.
Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, pas garës me dosje dhe kuotave të vëna në dispozicion, përcakton se fituesit do të shpallen me datë 5 tetor në vende të dukshme në të gjitha fakultetet përkatëse.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com