TIRANE- Bëhet fjalë për rreth 20 programe studimi, të ciklit të dytë të studimeve, master shkencor të Universitetit të Arteve që kanë pësuar një rritje shumë të madhe të tarifave. Dhe kjo krahasuar vetëm me një vit më parë. Rektori i Universitetit të Arteve, Petrit Malaj shpjegon se edhe ata vetë kanë mbetur të habitur kur u kanë mbërritur tarifat e reja, nga këshilli i Ministrave, pasi propozimi fillestar që është bërë nga universiteti ka qenë ai i një viti më parë, dhe jo ai që është miratuar nga qeveria. Arsyet e kësaj rritjeje nuk dihet thotë ai, por Ministria e Arsimit duhet të rishikojë vendimin. "Në gjashtë programe studimi në Universitetin e Arteve nuk është ajo tarifë që ne kemi propozuar. Në fakt ka një mungesë argument nga personat, të cilët mund të kenë punuar me këtë vendim qeverie. Është një çmim që në krahasim me gjithë programet e tjera të studimit ka një dallim goxha të madh. Flitet për rreth 90 mijë lekë të reja për të dy vitet e studimit, pra për 45 mijë lekë më shumë për një vit studimi dhe për 45 mijë lekë për vitin tjetër të masterit",- shpjegon Malaj. Ndërsa siç edhe mund ta shikoni nga tabela që shoqëron këtë shkrim, pjesa më e madhe e degëve të masterit kanë pësuar një rritje me 50 mijë lekë të reja, ndërsa degët e tjera që nuk janë të pasqyruara në këtë tabelë, kanë një rritje prej 10 mijë lekësh të reja. Kjo rritje thotë rektori Malaj ndikon ndjeshëm në xhepat e studentëve dhe familjeve të tyre, ndërkohë që mund të bëhet shkak dhe për mbylljen e programeve. "Ka një logjikë kur rritet një tarifë studimi, ka një anë sociale, sepse jetojmë në këtë vend dhe i dimë mundësitë që kanë familjet shqiptare, familjet e studentëve që vijnë këtu. Një tarifë e lartë do të bënte që një program studimi të mbyllej dhe ne nuk do të funksiononim si universitet", - shpjegon jo pa shqetësim rektori Malaj.
Sipas rektorit të Arteve, Petrit Malaj, kjo është hera e dytë që përsëritet një situatë e tillë, kur nuk miratohet propozimi i bërë nga drejtuesit e universitetit. Por duket se kjo situatë është vetëm për universitetin e Arteve, pasi sa u përket universiteteve të tjera, programet e studimit master kanë pësuar një rritje të lehtë, aq sa është indeksimi i inflacionit në vend. Fituesit e studimeve master shkencor dhe master profesional priten të shpallen sot për të gjitha universitetet publike .
(Shkrimi u publikua ne shqiptarja.com 14 tetor 2012)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com