TIRANE - Mësuesit me kontratë përfundimtare që kryejnë master mund të humbasin edhe vendin e punës, shprehet kreu i Sindikatës së Arsimit.
Masterat për mësuesit që janë në punë duhet të bëhen apo jo?
Në bazë të ligjit të ri për sistemin e arsimit parauniversitar, mësuesit me kontrata të përhershme nuk kanë nevojë për master , pasi ky ligj garanton plotësisht vendin e punës për ta. Ata duhet të vazhdojnë kualifikimet profesionale, por nuk e kanë të domosdoshëm kryerjen e një masteri, si mësuesit e rinj. Aktualisht në vendin tonë janë rreth 36 mijë mësues me kontratë përfundimtare.
Mësuetit që kanë kontrata të përhershme dhe që kanë mbaruar një shkollë pedagogjike e kanë të nevojshëm bërjen e një masteri?
Personel mësimdhënës, që është i punësuar me kontratë të përherëshme dhe që kanë mbaruar një shkollë të mesme pedagogjike ose shkollë tjetër të -profilizuar për mësuesi, siç janë shkollat e mesme të muzikës, artistike , të gjuhëve të huaja dhe fizkulturës, dhe që kanë fituar tre shkallët e kualifikimit, ruajnë vendin e punës dhe u nënshtrohen trajnimeve për përditësimimin e dijeve që lidhen me profesionin. Pra edhe këta nuk e kanë të nevojshme kryerjen e një masteri.
Kur këta mësues nuk e kanë të nevojshëm pse kryejnë master?
Persona anonimë bëjnë spekullime në kurriz të mësuesve, por që në relaitet mendohet të jenë drejtues të shkollave ose të ndonjë DAR/ ZA-je, gjoja me “qëllimin e mirë” për të rritur shkallën e kualifikimit të personelit, i trembin mesuesit që janë të punësuar me kontratë të përhershme, duke u thënë se për të ruajtur vendin e punës duhet të regjistrohen për të mbrojtur masterin e shkallës së parë apo të dytë dhe të paguajnë për këtë në institucionet e licensuara që ofrojnë studime për master, qofshin private apo publike. Interesi i këtyre personave është që në studimet për master të tërheqin masën e madhe prej dhjetra mijë mësuesish, nga xhepat e të cilëve do të përfitojnë disa miliona Euro. Ne kemi llogaritur një kosto që nëse të gjithë mësuesit do të kryenin për një vit masterat profesionalë, universitetet mbledhin 8 milionë euro. Është e kuptueshme se përfitim do të kenë edhe ata drejtues që këtë masë të madhe mësuesish i “orientojnë”, pa qenë nevoja.
Çfarë problemesh mund të sjellë për këtë kategori mësuesish nëse ata bëjnë master?
Kategoria e mësuesve që në momentin e miratimit të Ligjit kanë qenë të punësuar me kontratë të përhershme, nëse regjistrohen e paguajnë dhe mbarojnë studimet për master, qoftë edhe me vullnetin e tyre, sipas Ligjit për profesionet e rregulluara, këta do t’i nënshtrohen detyrimisht provimit të shtetit për t’u licensuar rishtas për të ushtruar profesionin e mësuesit. Kuptohet që mësuesi i cili nuk arrin ta marrë këtë provim, humb vendin e punës. Në këtë rast, humb edhe mundësinë e çdo mbrojtjeje sindikale apo gjyqësore.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 20 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com