Akademia e Forcave të Armatosura shënon një tjetër arritje të rëndësishme në fushën e arsimit dhe formimit profesional.

Masteri Profesional “Siguria Kibernetike”, pranë Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, është akredituar me vlerësimin Ekselent dhe ka përfituar maksimumin e viteve të akreditimit, deri në vitin 2031.

Ky program është i vetmi në Republikën e Shqipërisë që ka marrë vitet maksimale të akreditimit në fushën e sigurisë kibernetike, duke reflektuar standarde të larta akademike, përputhje me kërkesat bashkëkohore dhe nevojat strategjike të sigurisë kombëtare.

Akreditimi me vlerësimin maksimal përforcon rolin e Akademisë së Forcave të Armatosura në ndërtimin e kapaciteteve kombëtare dhe në përgatitjen e burimeve njerëzore të specializuara në një nga fushat më kritike të sigurisë së sotme.