TIRANE- Duke filluar nga dita e sotme, e deri në fillim të nëntorit, të gjithë të interesuarit për të kryer studimet e ciklit të dytë, me kohë të pjesshme, kanë mundësi që të aplikojnë duke dorëzuar dosjen me dokumente. Sipas MASH aplikimet do të nisin nga ora 08:00 e ditës së sotme, e për të vijuar për tre javë me radhë. Nga të gjithë ata që aplikojnë do të kenë mundësi të përfitojnë plot 4665 studentë të sapodiplomuar, numër që përkon me kuotat e miratuara nga qeveria për studimet "Master profesional", me kohë të pjesshme për vitin e ri akademik 2012-2013.
/Shqiptarja.com











