Masteri/ Universiteti i Arteve, si do 
shpallen fituesit, kriteret që duhen

Masteri/ Universiteti i Arteve, si do <br />shpallen fituesit, kriteret që duhen
TIRANE- Regjistrimet në Universitetin e Arteve do të bëhen deri në datën 5 nëntor. Për këta kandidadatë, ndryshe nga universitete e tjerë do të zhvillohet konkurs për të përcaktuar fituesit. Përveç notës, fituesit do të shpallen në bazë të pikëve që do të grumbullojnë gjatë konkursit. Ky konkurs do të zhvillohet nga data 10-12 nëntor për të gjithë studentët në Universitetin e Arteve.

Gjithashtu fituesit për studimet master edhe në universitete e tjerë me konkurs do të përcaktohen në bazë të rezultatit të tij. Universiteti i Arteve bën me dije se një program studimi do të hapet nëse për atë degë do të ketë të paktën 10 studentë të regjistruar. Në universitet e tjerë fituesit do të përcaktohen në bazë të mesatares së studimeve “Bachelor”. Për përcaktimin e tyre do të ngrihet një komsionin nga çdo fakultet i cili do të përzgjedhe aplikimit. Përparësi do të kenë studentët të cilët kanë përfunduar cilklin 3-vjeçar në fakultetin ku do të aplikojnë për master.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos