Teksa pritet që shumë shpejt të nisë puna për ndërtimin e gazsjellësit në vendin tonë është mbajtur seminari i dytë, i nivelit të lartë për Studimin e Fizibilitetit të Masterplanit të Gazit në Shqipëri. Ky takim u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Koli Bele.
Në fjalën e tij Bele e konsideroi shumë të rëndësishëm koordinimin mes të gjithë aktorëve për të patur një produkt sa më profesional, Masterplanin e Gazit dhe Studimin e Fizibilitetit.
“Kemi ndërmarrë të gjitha hapat e duhura si qeveri, në mënyrë që në vitin 2019-2020, kur parashikohet që gazi të kalojë në tubacionin e gazsjellësit TAP, edhe Shqipëria të jetë jo vetëm e lidhur, por të ketë mundësi, infrastrukturë të zhvilluar, plane konkrete për zhvillimin e tregut të gazit”, u shpreh Bele.
Të pranishëm në këtë seminar ishin përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, përfaqësues të SOCAR, Shell, British Petroleum, ËBIF dhe TAP AG.
Puna do të nisë në muajin Maj 2015 dhe parashikohet që Masterplani të jetë i gatshëm në tetor/nëntor të vitit 2016. Paralelisht, kompania SOCAR do të fillojë punën për Studimin e Fizibilitetit, një tjetër dokument mjaft i rëndësishëm që i shërben objektivit strategjik për gazifikimin e vendit.
Western Balkans Investment Frameëork (ËBIF) financon me 1.1 milion euro hartimin e Masterplanit të Gazit (GMP) dhe të Project Identification Project (PIP), sipas aplikimit të MEI-t në shkurt 2014.
Ky studim I fizibilitetit të Masterplanit të Gazit në vendin tonë mbështetet nga Kompania SOCAR, në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Gazsjellësin TAP, si dhe aktorët e tjerë të interesuar nga Azerbajxhani.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com