Masterplani, Veliaj: Parkut të liqenit
i shtohen 5.5 ha, hapësirë e gjelbë

Masterplani, Veliaj: Parkut të liqenit<br />i shtohen 5.5 ha, hapësirë e gjelbë
5.5 hektarë hapësirë e gjelbër nga Garda e Republikës i shtohet parkut të liqenit me miratimin e masterplanit- kështu ka deklaruar kryebashkiaku Veliaj dhe Zv kryeministri Niko Peleshi gjatë prezantimit të këtij projekti. Veliaj në fjalën e tij ka theksuar gjithashtu edhe vendimet që Bashkia ka marrë në lidhje me këtë projekt që nis nga krijimi i hapësirës për fëmijet e deri të rehabilitimi i digës dhe krijimi i pistave të vrapimit në dispozicion të të gjithë qytetarëve

"Sot iu janë shtuar 5.5 hektarë nga ish – Garda Republikës. Do të rrafshohen 13 ndërtesa.  Nga 14 ndërtesa ngelet vetëm 1 ndërtesë.  Masterplani i Liqenit është ndarë në 10 miniprojekte, një prej tyre është rehabilitimi i digës, një tjetër është pista e vrapimit, një tjetër është zona e plazhit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka vendosur që projekti i parë të jetë parku i madh i lodrave të fëmijëve”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se në zonat që janë liruar në Parkun e Liqenit do të nisin investimet si dhe do të ketë një përkujdesje nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit"-tha Veliaj

Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, theksoi se hartimi i masterplanit të parë dhe konkursi i hyrjes së Parkut vendosin për herë të parë zonën e gjelbër dhe zonën e ndërtuar.  “Përmes dy planeve sipërfaqja e gjelbër e Liqenit shtohet me rreth 50 hektarë. Është një përgjigje ndaj shqetësimit qytetar. Sipërfaqja e Gardës i rikthehet qytetarëve. Shërbimet publike kryesore do të integrohen më pranë dhe për të qenë më transparente. Bashkia e Tiranës është sot këtu për të treguar vullnetin e saj”, tha Peleshi.
parku
FOTO

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë