Mat, 16-vjeçarja largohet nga
shtëpia pas grindjes me nënën

Mat, 16-vjeçarja largohet nga<br />shtëpia pas grindjes me nënën
KLOS (MAT) - Është zhdukur pa lënë gjurmë në Klos të Matit mbrëmë rreth orës 19.00 një vajzë 16 vjeçe.

Siç njoftojnë dëshmitarët, largimi i 16-vjeçares, Besjana Beqa ka ndodhur pas një grindjeje të vajzës me nënën e saj.

Më pas ka qenë një fqinj, i cili ka shoqëruar vajzën deri tek një furgon i linjës së Burrelit, por me targa të Dibrës.

Vajza i ka thënë komshiut, se do të shkonte te daja i saj. Ndërkohë, familjarët kanë bërë denoncimin për zhdukjen e saj dhe policia ka nisur kërkimin.

Policia po punon për të identifikimin e drejtuesit të furgonit me të cilin udhëtoi Besjana Beqa.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë