MAT - Dy kryetarë komunash janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në rrethin e Matit pasi akuzohen për shpërdorim detyre.
Policia deklaron se nën akuzën e vjedhjes dhe falsifikimit të dokumenteve duke përfituar nga posti i tyre u arrestuan kryetari i komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa, ai i komunës Xibër, Lutfi Çeka, ndërsa u shpall në kërkim komunari i komunës Gurrë Mustafa Celami.
Uniformat blu ndaluan edhe nëndrejtorin e Spitalit të qytetit të Burrelit, Behar Metra, shefin e Financës së spitalit, Etion Isufmani dhe shefat e financave të komunave Rukaj e Baz, Gani Ruka dhe Hajredin Bardhi.
Gjatë hetimeve, Prokuroria konstatoi se subjekti i njohur me emrin tregtar "Yllka Selita", në periudha të ndryshme që përkojnë nga viti 2006 e deri më tani, ka marrë pjesë në mënyrë fiktive në prokurimet me vlera të vogla të zhvilluara pranë Komunave Derian, Rukaj, Xiber, Gurre, Sue, Baz, Drejtorisë së Shëndetit Publik Mat etj.
Pas zhvillimit të procedurave prokuruese, mësohet se në mënyrë fiktive bëhej plotësimi i formularëve me qëllimin që të bëhej i mundur kalimi i fondeve të përcaktuara për shërbime apo blerje të mallrave të ndryshëm.
Pas këtij momenti gjithë fondet pasi kalonin në llogarinë bankare të shtetases Yllka Selita transferoheshin në një llogari tjetër dhe konkretisht tek ajo e shtetasit Dritan Farriçi.
Nga hetimi është provuar fakti se shtetasi Dritan Farriçi të gjithë shumat e parave i tërhiqte ‘cash’ nga banka dhe më pas ua jepte shefave të financave ose kryetarëve të autoriteteve kontraktuese duke mbajtur në çdo rast 10% të çdo shume që ai tërhiqte.
Nga aktet e hetimit është provuar fakti se që nga koha e krijimit të subjektit "Yllka Selita" e në vazhdim nëpërmjet llogarisë së kësaj të fundit është lëvruar në total shuma prej 53,660,442 lekësh.
Prokuroria thotë se Yllka Selita nuk ka qenë në dijeni të veprimeve që janë kryer pasi ato janë kryer me dijeninë e bashkëshortit te saj, kryetarit te Komunës Lis, Agim Selita.
(s.f.Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com