Aksident në Klos, makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në fshatin Suç të Bashkisë Klos.

Një 41- vjeçar u përplas për vdekje në rrugën e fshatit Kurdari pak metra larg kishës së fshatit. Leonard Doçi po lëvizte në këmbë nga fshati Kurdari për në rrugën nacionale Klos - Burrel kur është goditur nga automjeti tip benz më drejtues 19- vjeçarin Ergis Selimi.

Përplasja ka qenë e fortë teksa e ka zhvendosur disa metra larg 41- vjeçarin duke e nxjerrë jashtë rrugës. Automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.

41- vjeçari Leonard Doçi është transportuar me urgjencë për në spitalin e Burrelit, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Ndërkohë, 19- vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mat.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit ku paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Media: Fushata e Trump është bërë gati edhe për skenarin e humbjes

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ Media: Fushata e Trump është bërë gati edhe për skenarin e humbjes