MAT- Një makinë është gjetur e çmontuar në rrugën e fshatit Vig  në Mat. Kanë qenë banorët e rastit të cilët kanë konstatuar mjetin e çmontuar në afërsi të malit të Shënmërisë.

Ndërkohë që ende nuk dihet nëse mjeti ka qenë i vjedhur apo është përdorur për veprimtari kriminale, pasi shumë nga pjesët e tjera përbërëse të makinës nuk janë gjendur.

Banorët nuk kanë parë persona të dyshimtë ndërsa automjeti në gjendje të tillë është parë aty prej dy ditësh.