Në fshatin Prell të Matit, gjatë punimeve për ndërtimin e një HEC-i, u zbuluan disa eshta dhe qeramika që i përkasin periudhës romake (shek. lV-Vl pas l.k).
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër dhe Sektori i Kulturës Kombëtare Dibër kanë publikuar edhe fotot dhe lajmin vetëm një ditë pasi u evidentuan këto gjetje.
Specialisti i sektorit Dibër, Festim Hoxha, pasi shkoi në vendngjarje sqaron se disa metra me tej ndodhej edhe një mur fortifikues që i përkiste po të njëjtës periudhë.

Ndërkohë, DRKK Shkodër sqaron se së bashku me specialistin e Dibrës, shkuan në vendngjare edhe dy specialistë te ASHA, Klejdi Zguro dhe Arjol Porja.
Dy arkeologet e ASHA vërtetuan se kjo zonë ka potencial të madh arkeologjik dhe po pergatisin një relacion për t’ia paraqitur Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Sakaq, Sektori i Kulturës Kombetare Dibër, me ndihmën e DRKK Shkodër, thekson se është në çdo moment në gadishmëri për evidentimin e gjetjeve arkeologjike, të cilat janë asete me vlera të jashtëzakonshme për qarkun Dibër./ATA/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com