Matematika, Kristiqi: Nxënësit
nuk dinë as të pjesëtojnë

Matematika, Kristiqi: Nxënësit<br />nuk dinë as të pjesëtojnë
Jovan Kristiqi, i cili ka qenë për një kohë të gjatë edhe mësues matematike, i ka bërë një analizë të detajuar programit lëndor, që sipas tij, sjell edhe gabimet e autorëve të tekstit. Sipas tij programet e lëndëve u hartuan në veçanti, jo si bllok nga klasa I-IX, dhe si rrjedhim ato mbartën me vete mangësi të theksuara që patën rrjedhojat e tyre në mësimdhënien e matematikës në arsimin bazë dhe, në veçanti, edhe në arsimin e mesëm. Ai madje akuzonedhe mësuesit, të cilët nuk ankohen për defekte serioze të programeve tona në matematikë, kur këto defekte ekzistojnë, bile në një masë të madhe, kur programet e vjetra ishin të ndërtuara më mirë seprogramet e reja. Sipas tij programi ndërtohet në varësi të moshës shkollore dhe renditjes logjike, kriter i njohur po jo i zbatuar tërësisht në programet tona shkollore. Për ta ilustruar këtë ai i referohet veprimit të pjesëtimit me numra natyrore, një element tepër i rëndësishëm i programit të
matematikës të arsimit bazë. “Ky koncept trajtohet nga klasa në klasë, duke avancuar me shumë ngadalësi, po përfundon jo i plotë në klasat pasardhëse ku nuk bëhet pjesëtimi i numrave dhjetorë, nuk bëhet i plotë pjesëtimi I numrave natyrorë pa mbetje, etj. Kjo shkakton që nxënësit tanë, në shkolla të larta, nuk dine veprimin e pjesëtimit.
Ata e kryejnë atë vetëm me ndihmën e makinës llogaritëse. Sigurisht, që të meta të kësaj natyre përsëriten dhe në koncepte të tjera si shumëzimi, po dhe në veprimet me numra të bashkësisë së numrave racionale dhe irracionalë”, - shpjegon Jovan Kristiqi. Më pas ai thotë se programi i matematikës ka edhe emërtime gabim. Kështu numrat dhjetorë emërtohen numra me presje; numrat e plotë quhen numra me shenjë; në shndërrimet gjeometrike dhe në vende të tjera, sistemin kordinativ e quan rrjet kordinativ.
“Kur programi përdor emra të tillë, edhe autori i tekstit është i detyruar të përdorë këtë terminologji, kështu shkalla e gabimit rritet”, - shprehet Kristiqi. Ai nuk ka ngurruar as të “kapë mat” konceptet nga më të vështirat që u kërkohen nxënësve të klasës së parë, në një kohë që si dinë as ata në universitet. “Në klasën e pare fillore gjejmë objektiva të tilla “Të plotësojnë simetrikun sipas një drejtëze”, “Të përdorin operatorin -”, si dhe të përvetësojë njohuri të thjeshta të probabilitetit. Në klasën e dytë fillore, hartuesit e programit kanë merak të madh të fusin njohuri nga homotetia, tek shndërrimet gjeometrike, për zmadhim apo zvogëlim të figurave. Homotetinë nuk e kuptojnë nxënësit në shkollën e mesme. Në klasën e tretë fillore, kërkohet që nxënësi të nxjerrë formula për të llogaritur sipërfaqet, kur dihet që formulat kërkojnë një shkallë të lartë përgjithësimi. Përgjithësimi bëhet në lëndën e algjebrës, pra të kërkohen pas klasës VII. Në klasën e pestë, kur me program nuk ka mbaruar pjesëtimi pa mbetje I numrave natyrore, kërkohen funksionet e tipit x - x + a, x - x “ a, x - x a, x - x : a të paraqitura me diagram shigjetor, ose tabelë, zbulimi i një ligjësie dhe interpretim tabelash. S’mjafton kjo, po programi kërkon që të trajtohet dhe zgjidhja e sistemeve të ekuacioneve që tejkalon në mënyrë të ndjeshme moshën, për të cilën jepet kjo njohuri.
Në klasën e gjashtë, programi në vend që të mbyllë veprimet me numrat, pra të mbyllë aritmetikën, merret me përsëritje të panevojshme të klasave të mëparshme. Në klasën e shtatë, të tërheq vëmendjen, vendosja në program në linjën e gjeometrisë, të teoremës së Talesit, që është një mbingarkesë, krejtësisht e panevojshme, për këtë moshë. Nxënësit nuk dinin ç’është gjeometria, si është ndërtuar kjo lëndë, cili është thelbi i saj, ç’vend zë në të arsyetimi, aksioma, teorema, përkufizimi, si bëhet një vërtetim, nxënës që nuk kishin kuptuar që gjeometria është një lëndë e arsyetimit deduktiv me shumë vlera formuese, për intelektin e nxënësit. Tani që pashë në programin e klasës së shtatë, që hartuesit e programit, vënë një teoremë që duhet zhvilluar në klasën e 9-të, kur nxënësi nuk di se ç’është asnjë nga elementët e cituar më sipër, e kuptova pse këto nxënës me etje për të mësuar, nuk dininasgjë nga gjeometria”, - argumenton ai, duke vënë theksin te nisma për rishikimin nga e para të të gjithë teksteve.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët