Materniteti i Gjirokastrës është kthyer në një spital të standardeve moderne, falë investimeve më të fundit të kryera. Kryeministri shprehet se janë hedhur dy hapa të tjerë shumë të rëndësishëm në rrugën e rilindjes së shëndetësisë.
"Ka përfunduar rindërtimi rrënjësor i maternitetit ku gjithçka është tanimë në standarde europiane, në vend të godinës së vjetër e të rrënuar ku dritaret mbylleshin me plastmas për vite me radhë", u shpreh ai.
Ky maternitet modern do tu shërbejë çdo vit 800 nënave të reja, shumica e të cilave më parë merrte rrugën për në Tiranë ose në Greqi.
Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video ku duket më së miri ndryshimi që ka pësuar ky maternitet.
/Shqiptarja.com