Materniteti në Pogradec makth për
pacientët e mjekët, burim infeksioni

Materniteti në Pogradec makth për<br />pacientët e mjekët, burim infeksioni
POGRADEC - Në Pogradec fëmijët lindin në një shtëpi që pothuaj nuk ekziston. Amortizimi është kthyer në një makth jo vetëm për pacientët, por edhe për stafin mjekësor. Këto pamje të A1Report po ju flasin më shumë sesa fjalët. Në sallat e lindjes dhe dhomat e lehonave, rreziku që u kanoset është i lartë.

Telat e sistemit të energjisë janë të zhveshur, kudo mbizotëron lagështia. Ndërsa tualetet janë një burim infeksioni në këtë spital.

Stafi mjekësor dorëzohet para kësaj situate. Shefi i pavionit të Shtëpisë së Foshnjës, Ilir Gusho gjendja e godinës është tepër e rëndë, aq sa mund të kthejë në rrënoja. 
 
”Si ndërtesë është e konsumuar, por pjesët kryesore dhe më të rëndësishme që duhen rregulluar dhe duhet rikonstruktuar mendoj se janë në radhë të para tarraca e maternitetit, përsa i përket lagështirës shirave, të cilat hyjnë brenda. Së dyti janë tualetet dhe sistemi hidraulik dhe sistemi elektrik. Sigurisht që ndërhyrja është urgjente. Drejtoria jonë është dakord me kritikat që kemi bërë ne për të zgjidhur këto probleme si për sallën e lindjeve, për sallën e fëmijëve, sallën e aborteve si dhe sallat e operacioneve", - tha Gusho

Shtëpia e foshnjës së qytetin liqenor prej vitesh vuan mungesën e investimit, ndërsa një projekt i mbetur në letër pritet të aprovohet për rikonstruksionin apo zhvendosjen e godinës.
pogradec
pogradec 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?

Lutfi Dervishi: Rezistencë civile apo partiake?