Reality show “Big Brother 7” ka disa të fshehta këtë vit, të cilat nuk mund të mos zbuloheshin nga mediat rozë. Gjatë spektaklit të së premtes prezantuesja Arbana Osmani u shpreh se ekzistonte një çift vërtet i martuar në garë. Fatjoni dhe Matilda prej dhjetë vitesh të dashuruar kanë marrë përsipër të sfidojnë qëndrimin e tyre të ndarë në shtëpinë e “Big Brother” si një provë të dashurisë së tyre të madhe.
Në bazë të klipeve prezantues, e vetmja e përbashkët midis tyre është se janë me origjinë nga Vlora, ndërkohë që Matilda jeton në Greqi dhe Fatjoni në Itali. Qëndrimi i tyre në shtëpi është shoqëruar edhe me skena xhelozie në heshtje, pasi shoqëria që Fajtoni dhe Juliana kanë, duket se nuk është vetëm shqëtësim i Matildës. Arditi, në dhomën e gjumit së bashku me Fatjonin dhe Julianën, kanë diskutuar mbi të njëjtën temë.
Shkak i kësaj bisede bëhët vetë Juliana, që është mjaft e mërzitur me Arditin, pasi ai nuk qëndron fare me të. Arditi, që duket se e ka justifikimin gati, i përgjigjet shumë shpejt, duke nxjerrë shkak Fatjonin, dhe faktin që qëndrimi i tepërt me të, e ka penguar që t’i bëjë shoqëri asaj. Juliana kujdeset që të mos i japë shumë rëndësi asaj që tha Arditi , duke u munduar ta kthejë me të qeshur të gjithë bisedën.
Fatjoni thotë së ka nevojë për gjumë, duke u larguar në dhomën ku ishte Matilda. Ai i kërkon asaj të shtrihet krahë tij, ajo shtrihet për pak, pastaj ngrihet sërish, për t'u shtrire në krevatin e saj. Të dy qëndrojne të shtrirë dhe të ndarë, pa folur asnjë fjalë duke shpallur një luftë të heshtur mes tyre.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetëz "Shqiptarja.com" versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com