Matteo Mandala, anëtar nderi
i Akademisë së Shkencave
Flet albanologu e profesori arbëresh

Matteo Mandala, anëtar nderi<br />i Akademisë së Shkencave<br />Flet albanologu e profesori arbëresh
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka surprizuar sot studiuesin dhe albanologun arbëresh prof. doktor Matteo Mandala në aktivitetin “Vepra e Ismail Kadaresë në kontekstin e letërsisë moderne evropiane”. Para se të niste ligjëratën akademike, kryetari Akademisë së Shkencave Myzafer Korkuti ka deklaruar pranimin si anëtar nderi të Akademisë se Shkencave të Shqipërisë.

Ligjërata akademike është mbajtur me rastin e dhënies së Çmimit të Kulturës Mesdhetare (Premio per la Cultura Mediterranea) për vitin 2016, shkrimtarit Ismail Kadare, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ky çmim i është akorduar Kadaresë nga Fondacioni Carical (Itali), ndërsa vetë shkrimtari nuk ka qenë i pranishëm në këtë aktivitet.
 
"Pika qendrore për një shkrimtar nuk është të dijë se ka një traditë, por ta kërkojë atë, pikërisht këtë ka bërë Kadare, nga casti kur ka marrë një operacion të madh leximi kritik i ka lejuar të zbulojë simbole dhe gjeologjema nga tradita antropologjike ballkanike ku bashkëjetojnë qoftë ajo klasike greke qoftë ajo shqiptare" tha ai. 

Profesor Mandala ka shprehur emocionet për këtë vlerësim. "Ka qenë një surprizë e bukur, më ka gëzuar shumë dhe nderuar, jo vetëm personalisht, por edhe si përfaqësues i komunitetit arbëresh, i cili ka vepruar gjatë shekujve për të mirën e shqiptarëve.
 

Profesor Mandala është një nga studiuesit më aktivë që ka krijuar marrëdhënie të ndërsjella dhe të pandërprera mes kulturës shqiptare dhe arbëreshëve të Italisë.

"Ka qenë një osmozë e vazhdueshme mes shqiptarëve dhe arbëreshëve dhe në kohën kur marrëdhëniet nuk ishin shumë të lehta, edhe para diktaturës marrëdhëniet ekzistonin dhe ishin shumë të fuqishme dhe s'kanë pasur kurrë ndërprerje.
 
Në kohën e Rilindjes deri në vitet 1940 marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe arbëreshëve ishin të shkëlqyera.
  
Do të kujtoj Gaetano Petrota dhe të vëllain e tij që bashkëpunuan për disa projekte që sollën botimin e disa veprave dhe për disa projekte që dërguan në Itali Çabejin për Atlasin Gjuhësor
" tha profesor Mandala.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë