Matteo Salvini: Nëse Trump ndal luftën në Ukrainë meriton Nobel për Paqen

Matteo Salvini: Nëse Trump ndal luftën në Ukrainë meriton Nobel për Paqen

Matteo Salvini

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini është shprehur se nëse Donald Trump arrin t’i japë fund luftës në Ukrainë, pasi të fillojë punën në krye të Shtëpisë së Bardhë, atëherë ai meriton Nobelin për Paqe.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Salvini shprehet se nëse premtimi i tij bëhet realitet bota do të siguronte një të ardhme më të qetë “në krahasim me atë që demokratët na kanë lënë deri tani”.

"Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump duhet të marrë çmimin Nobel për Paqen nëse ai arrin t'i japë fund konfliktit midis Rusisë. Përveç shpëtimit të jetëve, kjo do të na sillte një të ardhme më të qetë në krahasim me atë që demokratët na kanë lënë deri tani”,- shkruan zëvendëskryeministri i Italisë.

Gjatë fushatës së tij, Trump ka përsëritur shpesh se nëse rizgjidhet president i SHBA, do t’i japë fund luftë në Ukrainë brenda 24 orëve" të nisjes së detyrës, përmes një marrëveshjeje të negociuar.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend