Aktorit të njohur amerikan dhe fituesit të këtij viti të Oskarit Matthew McConaughey, iu vendos këtë javë ylli i tij në Hollywood në Walk of Fame.
"Kjo është një ditë e veçantë për mua dhe një moment i madh në karrierën time dhe të familjes", tha Matthew McConaughey gjatë ceremonisë kur zbuloi yllin e vet në trotuarin e Hollywood Boulevard.
Ceremonia u ndoq edhe nga miket e tij, respektivisht aktoret Jessica Chastain dhe Anne Hatevej. Në këtë aktivitet erdhën gati edhe 100 fansa të aktorit 45-vjeçar.
McConaughey këtë vit fitoi çmimin e Akademisë për aktorin më të mirë për rolin e Ron, pacientit kauboj me AIDS në "The Dallas Buyers Club", të realizuar gjatë vitit 2013. Për rolin e tij në këtë film, ai meritoi edhe Globin e Artë si aktori më i mirë. (AFP)
/Shqiptarja.com