Matthew Perry-t i jepet lamtumira e fundit!

Matthew Perry-t i jepet lamtumira e fundit!

Matthew Perry

Aktori Matthew Perry është varrosur në Los Anxhelos në një ceremoni private, kanë raportuar mediat amerikane. Në ceremoni kanë qenë pesë aktorët e serialit Friends, në të cilin ka marrë pjesë edhe Perry. Ceremonia e varrimit ka zgjatur dy orë.

Perry është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Llos Angjelles në fundjavën e kaluar, në moshën 54-vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende, pasi autoritetet janë ende në pritje të rezultateve të testeve të toksikologjisë.

Perry ka luajtur rolin e Chandler Bingut në serialin Frieneds në periudhën 1994 – 2004, dhe vdekja e tij ka mërzitur shumë njerëz në botë. Në varrezën ku është dërguar trupi i aktorit, janë varrosur edhe shumë personalitete të famshme përfshirë Carrie Fisher, Paul Walker dhe Stan Laurel.

Perry ndërroi jetë një vit pas publikimit të librit të tij, në të cilin ka treguar më shumë për problemet me varësinë ndaj ilaçeve dhe alkoolit. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar