'Më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit', u tall me vdekjen e Matthew Perry, njerëzit shpërthejnë ndaj komedianit

'Më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit', u tall me vdekjen e Matthew Perry, njerëzit shpërthejnë ndaj komedianit

Kevin Brennan dhe Matthew Perry

Kevin Brennan, komediani dhe ish-skenaristi i “Saturday Night Live” është përballur me kritika të shumta nga njerëzit, pasi u tall me vdekjen e aktorit Matthew Perry, i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në serialin “Friends”.

Menjëherë pasi TMZ raportoi për vdekjen e Perry të shtunën, Brennan postoi në X (fka Twitter): “U mbyt në një vaskë të nxehtë. HAHAHAHA”.

Në një mesazh tjetër, ai vuri në dukje historinë e mirë-dokumentuar të Perry-t të abuzimit me alkoolin dhe barnat me recetë, duke thënë: "Më pëlqen kur vdesin të droguarit", raporton Daily Mail.

Pas këtyre postimeve, njerëzit kanë shpërthyer ndaj tij duke shkruar: “Ç’dreqin?! Që kur vdekja e dikujt është për të qeshur?”; “Cili është problem yt?”; “Ç’ka për të qeshur?”; “Sa e trishtë që vdekja e dikujt përdoret për keq nga njerëz që kërkojnë vëmendje”; “Tani e kuptoj pse s’je i suksesshëm”, këto ishin disa prej komenteve në postimin e tij.

Pas kritikave të shumta të njerëzve, ai u shpreh: “Nuk u talla, thjesht mendova se ishte për të qeshur. Por, më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit”.

Kevin Brennan, 63 vjeç, provokoi sërish njerëzit me një postim të tretë, duke u pyetur nëse është bërë sërish trend në X (Twitter). Aktori i serialit “Friends”, Matthew Perry, 54-vjeç, u gjet i vdekur në një vaskë të nxehtë në shtëpinë e tij në Los Angelos të shtunën.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!