Matuidi dhe Sissoko: Shqipëria është 
ekip i vështirë, nuk e nënvlerësojmë

Matuidi dhe Sissoko: Shqipëria është <br />ekip i vështirë, nuk e nënvlerësojmë
Blaise Matuidi dhe Moussa Sissoko mendojnë se Shqipëria nuk është një kundërshtar që mund të nënvlerësohet.

Dy mesfushorët e përfaqësues franceze u shfaqën në konferencën e rradhës për shtyp nga qëndra stërvitore e Bluve ku kanë folur për ndeshen e mërkurës në Velodrome të Marseille-s.

sikosso
Matuidi e Sissoko e cilësuan sfidën e rradhës të grupit A ndaj Shqipërisë si vendimtare, por mbi të gjitha shumë delikate për Francën.

Futbollisti i PSG, Matuidi tha se Shqipëria është një skuadër që duhet marrë seriozisht në konisderatë. ”Ne jemi Franca dhe gjithmonë luftojmë për vendin e parë në grup. Por, shqiptarët na kanë hapur shumë probleme në dy sfidat miqësore që kemi zhvilluar ndaj tyre. Duhet të tregohemi të vëmendshëm sepse shqiptarët janë shumë të rrezikshëm sidomos kur bëhet fjalë për goditjet standarte. Për ne mbi të gjitha është ndeshja ndaj Shqipërisë, pastaj do të mendojmë për Zvicrën. Për t’u renditur të parët në grup duhet të fitojmë të Mërkurën në Marseille”.

Ndërkohë mesfushori i Newcastle, Moussa Sissoko u shpreh se Franca ka mësuar nga gabimet e së kaluarës në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe këtë herë do të përpiqet të mos ketë të njëjtin fat.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin