Matura 2017, pyetjet për 
​anglishten dhe lëndët e tjera

Matura 2017, pyetjet për <br />​anglishten dhe lëndët e tjera
Maturantët kanë tashmë programet orientuese, mbi të cilat do bazohen për tu përgatitur për provimet në muajin qershor.

Gazeta publikon sot programet e plota orjentuese për dy nga lëndët kryesore të maturës, atë të anglishtes së detyruar, por edhe të lëndës së qytetarise, që është një ndër lëndët më të zgjedhura nga maturantët.

Sipas Ministrisë së Arsimit provimet e maturës do të bazohen tërësisht te programet orjentuese. Pyetjet e provimeve do të nxirren në bazë të kategorive të programeve orjentuese.

Maturantët këtë vit do të japin 3 provime të detyruara dhe 2 me zgjedhje. Sipas Ministrisë së Arsimit janë 39 programe orientuese për të gjitha lëndët bërthamë dhe të thelluara , ku maturantët do të testohen vetëm në 5.

Edhe këtë vit nota që do të marrin maturantët në provimet e maturës do të ndikojë në pranimin në Universitet. Kjo për faktin se të gjitha universitetet kanë miratuar si kriter mesataren e shkollës së mesme, por edhe notat që do marrin maturantët në provimet e maturës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj