Publikohen datat për aplikimin në universitete! Raundi i parë nga 29 korriku-3 gusht në ‘U –Albania'! Maturantët mund të zgjedhin 10 degët të preferuara

Portali U-albania ka bërë publik urdhërin mbi datat dhe procedurat që ndiqen për aplikimin për të ndjekur studimet në universitet për vitin akademik 2022-2023, për të gjithë maturantët e sapodiplomuar. Siç e përcakton Matura Shtetërore, maturantët kanë të drejtë të aplikojnë për 10 preferencat e tyre përmes 3 raundeve të njëpasnjëshme.

Raundi i parë i aplikimit për maturantët apo kanditatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit nis nga data 29 Korrik dhe përfundon në 3 Gusht. Raundi i dytë i aplikimit nis në datat 22 dhe zgjat deri në 24 Shtator, ndërsa raundi i tretë fillon nga datat 19 tetor -21 tetor 2022.

Përpara aplikimit në zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, maturantët apo kandidatët kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit prej 2000 lekësh në zyrat e postës shqiptare apo bankat e nivelit të dytë nëpërmjet faturës për arkëtim të cilin e shkarkojnë në portalin U-Albania. Pagesa e përcaktuar nga data 5-28 Korrik, ndërsa mandati dorëzohet në sekretaritë e shkollave që japin konfirmimin  për pagesën e kryer para datës 28 e më tej vijon procedura.

Nëpërmjet formularit online të aplikimit  mbi bazën e notës mesatare sipas VKM-së përkatëse, si dhe kritereve të vendosura nga universitet, maturanti zgjedh deri në 10 programe studimi sipas preferencave të tij. Pas kryerjes së regjistrimit në degë përkatëse çdo maturant ka të drejtën e çregjistrimit për 2 ditë rresht në fund të çdo raundi nga një program studimi që ai ka zgjedhur më parë për t’u regjistruar kështu në një tjetër program studimi.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale