Ministria e Arsimit ka njoftuar hapjen e fazës së dytë të regjistrimeve për nxënësit që ende nuk e kanë përfunduar regjistrimin.

Aplikimet në portalin e-Albania do të rihapen më 24 gusht dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 7 shtator 2026.

Gjatë kësaj periudhe do të mund të aplikojnë nxënësit që regjistrohen në klasën e parë dhe në klasën e dhjetë, si dhe ata që duan të ndjekin shkollat artistike dhe sportive.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u bën thirrje prindërve dhe nxënësve të përfundojnë regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë.