Provimi i matematikës, është zhvilluar nën masa të rrepta kontrolli nga Ministria e Arsimit, por përsëri maturantët arritën të gjenin disa mënyra për të kopjuar. Menjëherë sapo përfunduan provimin, maturantët u shprehën se ishte i nivelit mesatar, por kishte dhe nga ata që nën zë pranonin se kishin kopjuar. “Nuk mund të them se ishte i vështirë, ishte i nivelit mesatar ose mbimesatar, por arrita ti zhvillojë të gjitha pyetjet”, - u shpreh një maturantë. “Edhe kopjuam, por jo shumë”, - tha një maturantët tjetër në gjimnazin “Ismail Qemali”.
“Provimi eci normalisht si të tjetër, kishte kontrolle në hyrje dhe në ambientet e brendëshme, por besoj se nuk ishte nevoja të kopjoje, pasi provimi ishte i lehtë”, - përmendi një tjetër maturantë për gazetën. Provimi i matematikës nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:30. Testi kishte 25 pyetje, nga të cilat 13 ishin me alternativa dhe 12 me zhvillim.
/Shqiptarja.com