Matura,Malaj:Provimi i anglishtes jo
në të njëjtën ditë me provimet e tjera

Matura,Malaj:Provimi i anglishtes jo<br />në të njëjtën ditë me provimet e tjera
Provimi i gjuhës angleze për provimet e maturës nuk do të zhvillohet në të njëjtën ditë me provimet e tjera, ndërkohë që do të ruhet edhe për këtë vit forma 3 provime të detyrueshme dhe 2 me zgjedhje. Kjo u konfirmua nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, pas takimit me rektorët e universiteteve në vend.

“Kemi po të njëjtën skemë, 3 provime të detyrueshme dhe 2 provime me zgjedhje. Është menduar që gjuha e huaj të mos bëhet një ditë me provimet e tjera por të lihet në një ditë të veçantë kjo edhe në kërkesë të maturantëve sepse do të jetë përsëri i standarteve ndërkombëtare”, u shpreh Malaj.
 
Gjithashtu për provimet e vitit 2017 do të bëhet edhe njësimi i terminologjisë, ku maturantët të mos penalizohen për shkak të kësaj të fundit.

“Të kemi një koordinim shumë të mirë të programeve që kanë bërë maturantët me kriteret që do të futen në universitet. Për degë të caktuara dhe për lëndë të caktuara të ketë emërtesa të sakta që të mos kemi penalitete. Së treti maturantët do të jenë shumë të qartë se cilat do të jenë kriteret e universiteteve që do të jenë në web-et e çdo universiteti dhe në ueb-et  e drejtorive rajonale. Faza e dytë shumë  e rëndësishme është këshillimi i karrierës që nuk do të fillojë vetëm në maj por që në mars. Në webin e ministrisë do të ketë një link të dedikuar për “Maturanti 2017”, u shpreh Malaj.
 
Ndërkohë, maturantët për çdo pyetje që do të kenë dhe që nuk kanë mundur të marrin përgjigjet në drejtorinë rajonale ku përkasin apo në universitetet ku do të aplikojnë, kanë të drejtën të pyesin drejtpërsëdrejti në Ministrinë e arsimit dhe sportit, nëpërmjet një linku me pyetje/ përgjigje që do të vihet në dispozicion të tyre.  

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi