Matura, Në 25 maj, hartuesit
e testit do të “ngujohen”

Matura, Në 25 maj, hartuesit <br />e testit do të “ngujohen”
TIRANE - Pyetjet e përgjithshme nga ku do të përzgjidhen pyetjet finale të tezës për provimet e Maturës Shtetërore janë hartuar. Sipas Ministrisë së Arsimit, më 25 maj, do të mblidhet grupi i ekspertëve të lëndës së Letërsisë dhe Gjuhës dhe për një javë rresht do të përgatisin testet e provimit.

Maturantët vitin shkollor e mbyllin më 23 maj, ndërsa provimi i Letërsisë dhe Gjuhës do të zhvillohet më 31 maj. Testi përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me nga një pikë secila.

Ndërsa 12 pyetje do të jenë me zhvillim, të cilat në total vlerësohen me 37 pikë. Një maturant që kërkon të vlerësohet me notën maksimale duhet të grumbullojë 50 pikë në total.

Ndërkaq testi i Matematikës zhvillohet më 14 qershor dhe provimet për lëndët me zgjedhje janë caktuar më 29 qershor.

Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative, të cilat vlerësohen me 10 pikë, dhe 10 pyetje janë me zhvillim, dhe vlerësohen me 30 pikë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë